Telegrafi

Marotta flet se si ishte afër Leaos, ai ndalet edhe te Lukaku dhe Skriniar

CEO i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për disa futbollistë, fillimisht për Rafael Leaon e Milanit, pastaj edhe për dyshen Romelu Lukaku dhe Milan Sriniar.

Ai ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante, duke thënë se se zikaltrit ishin afër nënshkrimit me portugezin.

“Ishim pranë nënshkrimit me Leaon dhe kishim avancuar negociatat, por më pas ndryshuam objektiva dhe hoqëm dorë. Ai përfundoi te Milani dhe po bën shumë mirë”, ka thënë Marotta.

Një tjetër temë për të cilën Marotta foli, ishte edhe ajo e Milan Skriniar, i cili do të largohet me parametra zero në fund të sezonit, pasi refuzoi rinovimin e kontratës.

“Nuk e di a është penduar, por sigurisht që mund të kishte bërë një zgjidhje shumë më të mirë të situatës. Për këtë çështje nuk do të flas më shumë, pasi duhet të mbroj klubin, Kur të përfundojë sezoni, do të japim më shumë detaje”.

“Nuk e di a do të luajë më me fanellën e Interit, sepse ky vendim i takon Inzaghit, por ka dy muaj larg fushave dhe nuk besoj se ka formën e duhur”, ka thënë ai.

Sa i përket Romelu Lukakut, administratori Marotta ka thënë se sulmuesi i takon Chelseat dhe ai do të kthehet në Londër.

“Lukaku është futbollist në pronësi të Chelseat dhe në përfundim të sezonit, do të kthehet atje. Më pas do të shohim se çfarë duan të bëjnë ata me Lukakun. Nëse trajneri i ri do të kërkojë ta mbajë në ekip, atëherë diskutimi është i mbyllur”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/