Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta do të ishte i lumtur nëse Emre mund t’i bashkohet gjigantëve të Serie A, por pranoi se mesfushori i Liverpoolit mund të nënshkruaj me në klub tjetër.
24-vjeçari Can është jashtë kontratës në Anfield në fund të sezonit dhe është ende në udhëkryq për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Mesfushori gjerman është lidhur shumë me Juve dhe Marotta shpreson se ekipi i tij mund të arrijë marrëveshjen.
“Ne e dimë se ka edhe klube të tjera në garë për ta nënshkruar atë”, ka thënë fillimisht Marotta gjatë të enjtes.
“Nëse vendos të vijë në Juventus, do të jemi të lumtur, por nëse vendos të bashkohet me një ekip tjetër, ne do të shohim ndonjë mundësi tjetër.”
Një tjetër lojtar që Juve është i lidhur është mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian.
Marotta nuk ishte i gatshëm të tërhiqej nga reprezentuesi italian, i cili ka bërë vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
“Ai është një lojtar i Manchester United dhe nuk është prona jonë, por mund të them se ai është një lojtar i mirë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/