Menaxheri gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, është takuar me drejtorin e ardhshëm të Milanit, Leonardo, për të diskutuar transferimin eventual të Gonzalo Higuainit – bën të ditur Sky Italia.
Në ditët në vijim, Leonardo do të angazhohet si drejtor teknik i Rossonerëve pas marrjes së klubit nën drejtim nga Elliott Management.
Gianluca Di Marzio bën të ditur se Marotta i ka telefonuar Leonardos për ta uruar në rolin e ri, ndërsa temë e bisedës ka qenë edhe sulmuesi i Juves.
Aktualisht nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, ndërsa Milani duhet të shesë lojtarë për ta transferuar argjentinasin.
Megjithatë, kjo bisedë mes drejtorëve, lë të kuptohet se Rossonerët janë seriozisht të interesuar për Pipitan.
Higuan pritet të largohet nga Juventusi, pasi Bianconerët e kanë transferuar Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi argjentinas u transferua te Zonja e Vjetër në korrik të viti 2016 nga Napoli dhe kushtoi 90 milionë euro. /Telegrafi/