Telegrafi

Mark Zuckerberg ka zbuluar detaje rreth projektit të tij të fundit

Shefi i kompanisë teknologjike Meta, Mark Zuckerberg, ka publikuar detaje rreth projektit të tij të fundit.

Me një foto të shpërndarë në rrjete sociale, ai ka deklaruar se do të fillojë një biznes të ri i cili përfshin mbarështimin e bagëtive në Hawaii.

Duke i ushqyer me birrën e prodhuar nga vetë ferma, pronari i Meta-s ka theksuar se me këtë veprim ka për qëllim krijimin e “viçit më cilësor në botë”.

Edhe pse ky plan është ende në fillimet e tij, duket se është i preferuari i amerikanit deri më tash. /Telegrafi/