Sfida ime personale për vitin 2016 ishte të ndërtoja një ‘AI’ të thjeshtë për të drejtuar shtëpinë time, ngjashëm si Jarvis te “Iron Man” – ka shkruar Mark Zuckerberg në përshkrimin e videos që demonstron të gjitha ato që bën në shtëpinë e tij roboti personal.
Dhe nëse ekziston dikush që mund ta bëjë realitet fantazinë njësoj si Tony Stark, ky është miliarderi, filantropisti, gjegjësisht shefi i Facebookut.
Ai e ka prezantuar ‘shokun’ e tij AI – sistemin kompjuterik të inteligjencës artificiale, Jarvis.
Në rrjetin më të madh social, Zuckerberg e ka publikuar një video duke ia treguar botës se si Jarvis e drejton shtëpinë e tij.
Në videon e mëposhtme do të shihni gjithçka që mund të bëjë Jarvis. /Telegrafi/