Këngëtarja Mariza Ikonomi është shquar gjithnjë për zërin e saj të ëmbël dhe hijeshinë skenike.
Paraqitjet e saj kanë qenë gjithmonë dinjitoze dhe jo të tepruara, madje përkundër faktit që ka linja perfekte, këngëtarja ka hezituar që të shfaq më shumë se ç’duhet në skenë, siç rëndom mund të bëjnë këngëtaret e zakonshme, shkruan Telegrafi.
Mirëpo, rrjetet sociale janë hapësira e duhur për të ndarë ndonjë fotografi edhe pak më të ekspozuar së bashku me ndjekësit.
Së fundmi, Mariza ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaq linjat e saj të përsosura veshur me bikini.
Edhe më të hijshme këtë fotografi e bën fakti që Mariza gjendet brenda në det pranë një shkëmbi, që gjithashtu i plotëson prapavijën.
Por, përshtypje në këtë fotografi lë një nga komentet e komentuesve, i cili e pyet këngëtaren se “përse vetëm?”, dhe nuk merr akoma përgjigje.
Dhe në fakt, kjo është përgjigja që të gjithë mediat kërkojnë, të dinë nëse është apo s’është ndonjë mashkull në jetën e Marizës, mirëpo këngëtarja ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private. /Telegrafi/