Telegrafi

Mario: Mund të largohem nga Inter

I grumbulluar nga Portugalia për ndeshjen e 10 nëntorit me Arabinë Sauditë në miqësore, Joao Mario, ka lëshuar një deklaratë të fortë.

Ai ka thënë se mund të largohet nga Interi nëse vazhdon kjo situatë e tij.

“Do të vendos për më të mirën e karrierës sime. Nuk kam shumë për të thënë. Dua të luaj më shumë, kjo është gjithçka”.

“Gjithsesi, mendoj se gjërat mund të përmirësohen, ndaj duhet të jem i përqendruar, që të luaj sa më shumë. Tani jam i grumbulluar me Portugalinë dhe duhet të bëj më të mirën që ta meritoj pjesëmarrjen në “Rusi 2018””.

“Deri na janar ka ende kohë. Të shohim se çfarë do të ndodhë. PSG? Zërat janë pjesë e ambientit tonë, por e përsëris, duhet të jem i përqendruar”, ka thënë Joao Mario.

Mario erdhi si transferimi më i shtrenjtë i klubit për 40 milionë euro nga Sporting Lisbona. /Telegrafi/