Telegrafi

Mario largohet nga Interi, drejt transferimit në La Liga

Mesfushori portugez, Joao Mario ka pranuar se do të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Hapësirat e vogla nën urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti kanë bërë që Mario të kërkojë largimin nga ‘Neroazzurrët’.

24-vjeçari këtë edicion në Serie A ka luajtur vetëm në 11 ndeshje, ku në shumicën nga to është futur nga banka rezervë.

Edhe pse nuk ka pasur hapësirat e duhura, Mario ka arritur të bëjë pesë asistime te Interi.

Por e ardhmja e tij duket se do të jetë në futbollin spanjoll dhe kampionatin LA Liga.

Dy skuadrat e mëdha spanjolle, Valencia dhe Atletico Madrid janë në garë për mesfushorin portugez.

Inter është e gatshme ta lë të lirë lojtarin por po kërkon së paku 30 milionë euro.

Gjithsesi në garë për reprezentuesin e Portugalisë mbetet edhe gjiganti francez Paris Saint Germain.

Mario ka kontratë valide me klubin italian Inter deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/