Telegrafi

Mario Gotze si transferim i lirë te PSV-ja

Mario Gotze është duke kërkuar skuadër të re edhe pse afati kalimtar i transferimeve është mbyllur.

Regullat e UEFA-s dhe FIFA-s i lejojnë një lojtari që është pa kontratë të gjejë klub edhe nëse afati i transferimeve ka përfunduar.

Gotze u largua nga Borussia Dortmundi në këtë verë, shkaku që marrëveshja me klubin i kishte skaduar.

Sipas asaj që raporton AD Sportwereld, sulmuesi gjerman është shumë afër të kalojë te PSV Eindhoven.

Skuadra holandeze thuhet se ka arritur marrëveshja me Gotzen dhe shumë shpejtë pritet të ndodhë prezantimi i tij. /Telegrafi/