Site icon Telegrafi

Mario Gotze shfaq publikisht ëndrrën e tij që të luajë së bashku me Messin

Fituesi i Kupës së Botës, Mario Gotze ka zbuluar se ëndrra e tij është të luajë së bashku me Lionel Messin teBarcelona.

Ish-mesfushori i Bayern Munich, aktualisht luan me ekipin holandez PSV, shpjegoi se ai dëshiron të luajë përsëri në Ligën e Kampionëve pasi u largua nga Borussia Dortmund në një transferim të lirë në tetor të vitit 2020.

Dhe mesfushori organizativ është rikthyer në formë në Eredivisie me pesë gola dhe pesë asistime nga 17 ndeshje.

Por, jo gjithmonë ka qenë e lehtë për gjermanin. Gotze ka luftuar me lëndime dhe ka vuajtur nga një sëmundje metabolike që ka parë rënien e karrierës së tij që kur shënoi golin e fitores së Kupës së Botës në vitin 2014.

Lojtari 28-vjeçar ka ende dëshirë të zjarrtë për t’u kthyer në majën e futbollit evropian dhe zbuloi qëllimin e tij për të kaluar në Nou Camp dhe të luante me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.

“Të festosh futbollin posedues me këtë ekip [të Barçës], së bashku me Lionel Messin, kjo do të ishte një ëndërr”, ka thënë Gotze për 11Freunde.

“Unë dua të luaj Ligën e Kampionëve përsëri”.

Gjermani megjithatë shpjegoi se ai është i gatshëm të vazhdojë të luajë edhe në të ardhmen për PSV përtej kontratës së tij aktuale që skadon në vitin 2022, por këmbëngul se ai do ta bëjë këtë vetëm nëse trajneri kryesor Roger Schmidt qëndron. /Telegrafi/

Exit mobile version