Telegrafi

Marinka “qyteti fantazmë” në lindje të Ukrainës, aty ku as edhe një objekt nuk ka mbetur pa u shkatërruar

Në rrjetet sociale është publikuar videoja e realizuar nga helikopteri, mbi qytetin ukrainas Marinka në lindje të vendit.

Fjala është për qytetin që prej kohësh zhvillohen luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve, që po ndihmohen nga grupet separatiste pro-ruse në Donetsk, transmeton Telegrafi.

Sky News ka konfirmuar se pamjet janë realizuar në Marinka, por thotë se nuk mund të tregojnë saktë se kur është realizuar.

Megjithatë besohet se është filmuar më 15 janar, ku shihet se në këtë qytet nuk ka mbetur as edhe një shtëpi apo ndërtesë që nuk është shkatërruar nga granatimet e vazhdueshme.

Marinka është shndërruar në “qytet fantazmë”, ku brenda tij nuk shihet duke lëvizur asgjë dhe gjithçka që mund të shihet janë vetëm rrënoja. /Telegrafi/