Telegrafi

Marine Le Pen: BE ka shumë për të humbur nga Brexit, por unë nuk dua Frexit

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen thotë se Bashkimi Evropian ka probleme më të mëdha se largimi i Britanisë së Madhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, megjithatë ajo shprehet se nuk dëshiron që Franca të largohet nga BE-ja.

Ajo ka deklaruar se duhet të zbatohet plani i saj për të reformuar BE-në, sepse ndryshe edhe vendet e tjera do të largohen.

Marine Le Pen dikur ka qenë në favor të Francës për t’u larguar nga BE.

Tubimi i saj Kombëtar – dikur Fronti Kombëtar, mbronte kauzën e Frexit-it, madje ajo ka premtuar një referendum të brendshëm të stilit si të Mbretërisë së Bashkuar.

Sidoqoftë, qëndrimet e saj ndryshuan pasi që humbi vlerësimin e saj në parti, pasi humbi zgjedhjet në vitin 2017 kundër Emmanuel Macron.

Le Pen ka thënë se partia e saj dëshiron të rikrijojë BE-në, si “aleancë e kombeve”, dhe shprehet se politikanët e ekstremit të djathtë brenda BE-së, tani kanë fuqinë për të “modifikuar rrënjësisht” Evropën.

“Ndoshta Britania e Madhe mund të na bashkohet pasi të kemi ndërtuar diçka ku secili komb ruan lirinë e tij”, ka thënë ajo. /Telegrafi/