Telegrafi

Marina Vjollca shtatzënë? Ky është aludimi i fortë i saj! (Foto)

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, me shumë mundësi do të bëhet nënë së shpejti.

Ajo ka bërë aludim të madh në këtë drejtim vet duke postuar një foto në Instagram.

Në këtë foto ajo ka nënvizuar një fjali, që shumë adhurues të saj i bëri të mendojnë se ajo është shtatzënë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

“Dora që tund djepin, sundon botën”, ka nënvizuar Marina në foton e publikuar nga një libër.

Fotoja është pëlqyer natyrisht nga i dashuri i saj, Getoar Selimi.

Ajo ka më shumë rreth tri vjet që është në lidhje me Getoar Selimin, hip hop superyllin me të cilin ajo edhe pritet të martohet këtë shtator.

Dasma e tyre pritet të mbahet në Prishtinë më 10 shtator në Swiss Diamond Hotel. /Telegrafi/