Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, është ndër më me stil nga të gjitha femrat e estradës shqiptare.
Ajo njihet për paraqitjet e saj me përkujdesje në çdo detaj, ndërsa nuk kursen edhe luksin e tepërt në to dhe jetën në përgjithësi.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka ndarë një imazh atraktiv, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e 1.3 milion ndjekësve të saj.
E shtrirë në shtrat, Marina ka vënë na pah hijet trupore, ndërsa krejt kësaj dukje i ka shtuar një makijazh të rëndë.
Një pozë e tillë ka ngacmuar imagjinatën e fansave të saj, të cilët shpërthyen me komente pozitive në postim.
Marina deri në këto kohë ka qenë e angazhuar në sezonin e fundit të emisionit “Klanifornia”, por për projektet e reja nuk ka dhënë ende ndonjë detaj shtesë. /Telegrafi/