Marina Vjollca dhe Getoar Selimi pritet që të martohen brenda pak ditësh.
Megjithatë, çifti i njohur i shoubizit kanë hasur në telashe edhe pse ditët e fundit kanë bërë mjaft shoping për ditën e tyre të madhe.
Sipas Blitz, Marina qëndroi në Milano së fundmi ku edhe ajo kërkoi fustanin e saj të nusërisë.
Moderatorja megjithatë nuk u impresionua nga asnjë fustan dhe pesë ditë para dasmës ajo ende s’ka fustan të nusërisë.
Mbetet të shihet cila do të jetë alternativa e Marinës për ditën e saj të madhe, teksa Geti besohet se ka kompletuar dukjen e tij pikërisht në Milano. /Telegrafi/