Site icon Telegrafi

Marina ukrainase goditi anijen ruse ndërsa mbronte Odesan – një qytet, objektiv i rëndësishëm për Rusinë

Forcat detare kanë goditur një anije ruse ndërsa mbronin rajonin e Odesa-s, tha marina e Ukrainës.

Anija u qëllua me armë zjarri në Detin e Zi, është thënë më tej.

Lexo po ashtu “Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”, paralajmëron presidenti i Lituanisë

“Armiku është tërhequr sërish”, thuhet në një deklaratë të shkurtër në Facebook, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte viktima.

Odesa është një qytet port kyç në Ukrainën jugore dhe është një objektiv i rëndësishëm për Rusinë.

Nëse forcat ruse marrin kontrollin e qytetit, ajo do ta bllokojë Ukrainën nga shumica dërrmuese e importeve dhe eksporteve të saj nga deti. /Telegrafi/

Exit mobile version