Site icon Telegrafi

Marina publikon fotografi me vajzën: Zemra ime që rreh jashtë trupit

(Foto: Instagram/marina_vjollca)

Në nëntor të vitit të kaluar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi pritën në jetë fëmijën e parë – vajzën që e pagëzuan me emrin Marget.

Moderatorja dhe reperi janë kujdesur që të mos shpërndajë fotografi të vajzës së tyre, ndërsa edhe në rastet e pakta kur kanë publikuar, nuk ia kanë treguar fytyrën.

Këto ditë, Marina ka sjellë një imazh të përbashkët me fëmijën e saj, duke marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit në Instagram.

“Ti je zemra ime që rreh jashtë trupit tim. Marget”, ka shkruar moderatorja në përshkrim duke ia bashkëngjitur hashtagun “dashuri e pakushtëzuar”.

Lexo po ashtu Edhe Marina Vjollca pjesë e Javës së Modës në Milano, shkëlqen me kreacionet e Elisabetta Franchi

Nuk ka munguar edhe komenti i Getit: “Arsyeja pse jetoj”, derisa Luana Vjollca ka shkruar: “Më mungoni”. /Telegrafi/

Exit mobile version