Telegrafi

Marina lë hapësirë për spekulime

Në faqet e thashethemeve në mediat shqiptare vazhdon të qarkullojë spekulimi “për një histori dashurie” ndërmjet moderatores Marina Vjollca dhe reperit të famshëm nga Kosova, Getoar Selimi.

Geti ka qëndruar qe një kohë në Tiranë dhe kjo gjë u ka dhënë material mediave rozë që të shkruajnë se arsyeja e qëndrimit atje është pikërisht prezantuesja e Top Channel.

Ditë më parë u spekulua madje se kreu i Babastars i kishte propozuar martesë Marinës, porse kjo doli të mos ishte e vërtetë, pasi u mohua.

Megjithatë, thashethemet nuk u ndalën. Por, e kontaktuar nga Bluetooth, Marina është shprehur: “Më ka lodhur kjo histori” duke lënë hapësirë për spekulime të mëtutjeshme.