Telegrafi

Marin thotë se mënyra për të përfunduar konflikti është që Rusia të “largohet” nga Ukraina

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka thënë se mënyra për të dalë nga konflikti në Ukrainë është që Rusia të “largohet” nga vendi.

Duke folur për gazetarët sot, Marin tha: “Rruga e konfliktit është që Rusia të largohet nga Ukraina. Kjo është mënyra për dalë nga konflikti”, transmeton Telegrafi.

Komentet vijnë derisa presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se kërcënimi i presidentit rus Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë e kishte sjellë botën më afër “Armagedonit” se në çdo kohë që nga kriza e raketave Kubane të Luftës së Ftohtë.

Ndryshe, janë bërë shtatë muaj prej kur ka filluar konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. /Telegrafi/