Mariah Carey nuk e ka atë dominimin e dikurshëm në botën e muzikës, por këngëtarja nuk bën pauzë kur është në pyetje jeta në dashuri.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se këngëtarja tashmë ka të dashurin e ri, James Packer. Ai është një multimiliarder nga Australia dhe atje njihet si manjat i mediave.
Mariah dhe James janë fotografuar së bashku duke u argëtuar në ishullin Kapri në Itali, transmeton Kosovapress.
Shumë burime bëjnë të ditur se ai me muaj i ka shkuar pas këngëtares dhe se ajo në fund ka pranuar të dalë me të. Madje ka vendsour që një pjesë të pushimeve ta kalojë në jahtin e tij.
Pas Italisë, çifti ka planifikuar të lundrojë edhe në brigjet e Francës.
James është personi i katërt më i pasur në Australi, ndërkaq pasuria e tij vlerësohet të jetë 4.6 miliardë dollarë.