Site icon Telegrafi

“Mariah Carey do të përfundojë si Whitney Houston”

Vëllai i Mariah Careyt ka lëshuar një deklaratë tronditëse për motrën e tij, duke thënë se ajo është shumë e varur nga alkooli.

Sipas tij shëndeti i saj është shumë i rrezikuar dhe ajo ka mundësi të ketë një fund tragjik si Whitney Houston.  Ai ka thënë se alkooli do t’i marrë jetën të motrës, të cilën ai kurrë nuk e ka parë esëll.

Morgan Carey, i cili nuk flet me të motrën prej dy vitesh, i ka bërë këto deklaratë për revistën “National Enquirer”.

Sipas tij, ylli i muzikës nuk është më në gjendje të kujdeset as për dy fëmijët e saj katër-vjeçarë, për shkak të konsumimit të vazhdueshëm të alkoolit.

Exit mobile version