Sot është zbuluar identiteti i vajzës 15-vjeçe, e cila është vrarë në sulmin raketor rus në një ndërtesë kolektive në Dnipro.
Identiteti dhe fotografia e saj u zbulua nga Emine Dzheppar, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Maria Lebic ishte vetëm 15-vjeçe. Ka qenë kryetare e klasës dhe valltare. Kur raketa ruse goditi ndërtesën kolektive në Dnipro, Maria ishte brenda apartamentit. Jeta e saj dhe vallëzimin që e donte shumë ia ndërprerën terroristët rusë”, ka shkruar Dzheppar përbri fotografive të Marias së vrarë.
Në sulmin me raketë në ndërtesën kolektive në Dnipro, kanë humbur jetën 40 persona dhe 75 tjerë janë plagosur.
Ekipet e shpëtimit janë akoma në terren, pasi besohet se 35 persona tjerë gjenden akoma të gjallë nën rrënoja të ndërtesës së shkatërruar. /Telegrafi/
R.I.P. Maria Lebid was only 15 years old. She was school president and ballroom dancer. When #russian missile hit the residential building in #Dnipro, Maria was at home. Her beautiful life dance was cut short by 🇷🇺 terrorists.#RussiaIsATerroristState pic.twitter.com/LFsZNPVoHU
— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) January 16, 2023