Telegrafi

Marcon kërkon reformim historik të Evropës

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i ri francez Emmanuel Macron, thanë sot në Berlin se janë të gatshëm për të ndryshuar traktatet e BE-së, duke njoftuar se të dy vendet do të bashkëpunojnë ngushtë.

Merkel bëri thirrje për një dinamikë të re në marrëdhëniet gjermano-francez, duke vlerësuar se interesat e të dy vendeve janë të lidhura ngushtë, ndërsa Macron, i cili është në vizitë zyrtare në Berlin një ditë pas inaugurimit të tij president, bëri thirrje për “reformim historik të Evropës”, transmeton KosovaPress.