Telegrafi

Marco Asensio drejt Ligës Premier si lojtar i lirë?

(Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Aston Villa thuhet se po planifikon një lëvizje verore për Marco Asension e Real Madridit, pavarësisht se sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Spanjë.

Skuadra e Unai Emery ka qenë në formë të mirë që kur spanjolli mori drejtimin nga Steven Gerrard vitin e kaluar dhe janë të vendosur të zhyten në afatin kalimtar të verës në mënyrë që të përforcojnë skuadrën e tyre.

The Villains duan të nënshkruajnë me Asension këtë verë dhe do t’i ofrojnë atij një pagë të majme për t’iu bashkuar, raporton The Athletic.

Me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, Villa thuhet se po monitoron nga afër situatën pasi Emery është i prirur të forcojë opsionet e tij sulmuese, duke besuar se Asensio do të përmirësojë ekipin e tij.

Për më tepër, drejtori i ardhshëm Mateu Alemany është i pajtimit me transferimin ndërsa përgatitet të lërë rolin e tij me Barcelonën në fillim të korrikut. /Telegrafi/