Telegrafi

Marchetti dhe Diego Lopez në radarin e Contes

Antonio Conte është në kërkim të një portieri për të zëvendësuar Asmir Begovic.

Sipas TuttoMercatoWeb, tekniku italian është duke monitoruar portierin e Milanit, Diego Lopez dhe atë të Lazios, Federico Marchetti.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Chelsea

Ky është një lajm i mirë për portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha pasi në rast të largimit të Marchettit, atëherë ai do të bëhet portieri i parë i skuadrës nga kryeqyteti italian.

Për Begovic janë të interesuara disa skuadra nga Liga Premier, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë atij vendin e titullarit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Dhjetë femrat më të bukura që ua kanë rrëmbyer zemrat lojtarëve të Italisë (Foto)