Antonio Conte është në kërkim të një portieri për të zëvendësuar Asmir Begovic.
Sipas TuttoMercatoWeb, tekniku italian është duke monitoruar portierin e Milanit, Diego Lopez dhe atë të Lazios, Federico Marchetti.
Ky është një lajm i mirë për portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha pasi në rast të largimit të Marchettit, atëherë ai do të bëhet portieri i parë i skuadrës nga kryeqyteti italian.
Për Begovic janë të interesuara disa skuadra nga Liga Premier, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë atij vendin e titullarit. /Telegrafi/