Telegrafi

Marcelo zgjedh formacionin me lojtarët më të mirë që ka luajtur, mungojnë Casillas, Kroos, Bale dhe Benzema

Marcelo është njëri ndër lojtarët më të mirë të viteve të fundit dhe më i mirë në pozitën e tij.

Ai ka luajtur në vitet e fundit me lojtarët më të mirë të këtij shekulli me Real Madridin dhe kombëtaren  Brazilit.

Fakti i tillë ka bërë që i ta ketë të vështirë ta zgjedh një 11-she me lojtarët më të mirë që ka luajtur.

Por ai e ka zgjedhur si kapiten Luka Modricin me të cilin luan ende te Real Madridi.

Ndërkohë edhe pse nuk kanë luajtur së bashku ai në formacion e ka futur Zinedine Zidanen.

Në sulm janë emra si Cristiano Ronaldo dhe Neymar, ndërsa pas tyre do të luante Mesut Ozil.

Mbrojtja i besohet brazilianëve me Sergio Ramosin.

Shumë yje si Iker Casillas, Gareth Bale, Toni Kroos dhe Karim Benzema nuk kanë vend në këtë formacion. /Telegrafi/


Formacioni i Marcelos: Julio Cesar; Dani Alves, Thiago Silva, Sergio Ramos, Roberto Carlos; Casemiro, Luka Modric, Mesut Ozil, Zinedine Zidane; Cristiano Ronaldo, Neymar.