Telegrafi

Marcelo tregon formacionin më të mirë me lojtarët që ka luajtur – mungojnë dy emra të mëdhenj

Një ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit në krahun e majtë të mbrojtjes është padyshim edhe ish-legjenda e Real Madridit dhe Brazilit, Marcelo.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Marcelo ka pasur fatin të ndajë fushën me disa yje të futbollit botëror, andaj kush më mirë se ai është i kualifikuar për të zgjedhur formacionin me lojtarët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë.

Formacioni të cilin e ka ndërtuar braziliani vjen me disa surpriza, duke filluar që nga porta, aty ku ai vendosi që mes dy shtyllave ta vendos Keylor Navasin para Iker Casillas.

Në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, Marcelo ka preferuar Rafinhan para Dani Carvajalit. Rafinha ndonëse kishte një karrierë të pasur tek Bayerni, ai nuk arriti që ta fitojë statusin e legjendës tek Brazili pasi kishte vetëm katër paraqitje.

Kjo zgjedhje e tij i habiti të gjithë pasi Marcelo kishte fituar plotë katër tituj të Ligës së Kampionëve me Carvajalin.

Marcelo gjithashtu në fund ka përzgjedhur Zidanen si trajner të ekipit, së bashku me trajnerin aktual të Flamengos, Fernando Diniz.

Formacioni i plotë:

Navas; Roberto Carlos, Sergio Ramos, Thiago Silva, Rafinha; Modric, Casemiro, Kroos; Neymar, Ronaldo Nazario, Cristiano Ronaldo./Telegrafi/