Telegrafi

Marcelo ‘thumbon’ Mourinhon në raport me Zidanen

Marcelo ka lëshuar disa fjalë me thumba në drejtim të Jose Mourinhos.

Real Madridi dhe Manchester Unitedi do luajnë nesër (e shtunë) në Shkup në kuadër të Superkupës së Evropës.

Lexo po ashtu Mourinho konfirmon interesimin për Bale

Kjo veçse një derbi i madh evropiane në fushë, këtë ekipet e ka treguar edhe në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes.

Pas konferencës së Mourinhos, i cili në disa raste nuk foli fjalë të mira për ish-skuadrën e tij, Realit, tani është mbrojtësi brazilian, Marcelo, i cila ka lëshuar thumba në drejtim të portugezit në krahasim me trajnerin aktual, Zinedine Zidanen.

“Dallimi i vetëm mes Realit të Mourinhos dhe Realit të Zidanes, janë titujt”, ka thënë Marcelo në konferencë për shtyp. /Telegrafi/