Site icon Telegrafi

Marcelo shkruan historinë, bëhet lojtari më i trofeshëm i Real Madridit

Mbrojtësi brazilian, Marcelo është bërë lojtari më i trofeshëm në historinë e klubit të madh spanjoll, Real Madridit.

Real Madridi fitoi sot (e shtunë) me rezultat 4-0 ndaj Espanyolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të.

Kjo fitore e bëri edhe matematikisht kampion të La Ligas për sezonin 2021/22, titull i cili është i 35-ti në histori të Los Blancos.

Lexo po ashtu Real Madridi konfirmohet si kampion i Spanjës pas fitores me spektakël ndaj Espanyolit

Megjithatë, për njërin lojtar, ky trofe ishte edhe më i veçantë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Marcelon, i cili është bërë lojtari më i trofeshëm në histori të Real Madridit.

Marcelo me titullin e fituar sot bëhet sot lojtari më i dekoruar i të gjitha kohërave të me 24 trofe të fituar me fanellën e Mbretërve.

Me këtë trofe, Marcelo lë pas vetes legjendën Paco Gento me 23 trofe.

Kontrata e tij skadon në qershor, por askush nuk do ta harrojë kurrë Marcelon, pasi tashmë ai ka shënuar emrin e tij me shkronja të arta. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version