Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin e tij në Real Madrid.
Portugezi pas triumfit në Ligën e Kampionëve la të hapur mundësin për largim nga Santiago Bernabeu.
Për largimin e mundshëm të Ronaldos nga Reali ka folur edhe zëvendës kapiteni Marcelo.
Mbrojtësi i majtë ka thënë se Ronaldo nuk është pronar i Realit dhe se të gjithë duan qëndrimin e tij.
“Ronaldo nuk është pronar i Realit. Nëse presidenti ka vendosur ta transferojë një futbollist do ta bëjë atë”.
Tutje Marcelo foli edhe për bashkëkombësin e tij Neymar i cili po flitet se do t’i bashkohet Realit.
“Ronaldo nuk ka pse të largohet për t’i liruar vendin Neymarit. Të gjithë në klub duam qëndrimin e Ronaldos por edhe ardhjen e Neymarit”.
Krejt në fund Marcelo ka thënë se një ditë Neymari do ta vesh fanellën e Realit.
“Neymar e ka derën hapur për tu transferuar në Bernabeu. Reali është një klub ku duhet të luajnë më të mirët dhe Neymar një ditë do të luaj këtu por nuk e di se kur”, ka përfunduar Marcelo.
Sipas mediave franceze, braziliani Neymar nuk është i lumtur në PSG dhe ka kërkuar largimin nga klubi francez për t’iu bashkuar vetëm Realit. /Telegrafi/