Telegrafi

Marcelo: Në Londër do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe

(Foto: Instagram/marcelotwelve)

Real Madridi ka nxjerrë vetëm një barazim (1-1) si vendas ndaj Chelseat në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Finalisti do të vendoset në Stamford Bridge, ndërsa në prononcimin e tij për Movistar+, Marcelo ka thënë se atje do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër.

“Në gjysmën e dytë, kur filluam të bënim atë që deshëm të bënim, ishte krejtësisht lojë tjetër… Në gjysmën e dytë do të jetë ndryshe”, ka thënë mbrojtësi i krahut në fillim.

Duke komentuar tempin e lojës dhe vuajtjen eventuale të Los Blancos, ka thënë: “Jo, ne nuk e zgjedhim tempin e lojës – ne duhet të jemi në gjendje të përshtatemi. Sot (e martë) ishte tjetër ndeshje, sikurse secila lojë, mirëpo jemi në pozitë të mirë para ndeshjes së kthimit”.

https://twitter.com/D9INE_FINAL1/status/1387127015904481281

Karim Benzema shënoi sërish, ndërsa komenti i brazilianit ishte: “Jam shumë i lumtur për golin e Karim, por më e rëndësishmja është se u kthyem në lojë”.

Mesazhi për tifozët e Realit: “Po punojmë shumë dhe po përpiqemi të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë, ndërsa mesazhi për tifozët është që të na qëndrojnë prapa deri në fund”. /Telegrafi/