Site icon Telegrafi

Marcelo, ndërmjetësues i transferimit të Neymarit te Real Madridi

PARIS, FRANCE - OCTOBER 31: Neymar of PSG celebrates after his free kick leads to the goal scored by Layvin Kurzawa of PSG during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and RSC Anderlecht at Parc des Princes on October 31, 2017 in Paris, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Mbrojtësi brazilian, Marcelo është duke punuar si ndërmjetës për të ndihmuar negociatat me yllin e PSG-së, Neymar për tu transferuar te Real Madridi.

U pretendua gjithmonë nga mediat evropiane se Neymari do të përdorte PSG-në si një hap të ndërmjetëm për t’u bashkuar me Realin nga Barcelona.

Dhe tani po del se planet afatgjata mund të sjellin diçka të tillë me Neymarin tashmë të pazgjidhur në Paris pas vetëm dy muajsh që nga rekordi i tij botëror për transferime prej 222 milionë euro.

Lexo po ashtu Mediat zbulojnë planin e fshehtë, babai i Neymarit dhe Perezi diskutojnë transferimin e brazilianit në Real

Presidenti i Realit, Florentino Perez ka zhvilluar bisedime me babain e Neymarit në dy javët e fundit për të arritur shpejtësinë në situatën e lojtarit.

Sipas mediumit britanik The Guardian, Perez është njoftuar edhe nga Marcelo se Neymari ka pakënaqësi në klubin parisien.

Marcelo dhe Neymar janë shokë të mirë te kombëtarja e Brazilit (Getty Images)

Pretendohet se Marcelo i ka transmetuar presidentit të tij se Neymar është lodhur nga menaxhimi i trajnerit, Unai Emery dhe gjithashtu nuk është duke shijuar qytetin mbresëlënës të Parisit.

Lexo po ashtu Ramos: Dera është e hapur për Neymarin

Ky zbulim arrin vetëm një ditë pasi mbrojtësi i Realit, Sergio Ramos deklaroi se: “ne dëshirojmë të kemi më të mirët dhe Neymar është njëri nga ta, ndoshta ai e sheh pak më të lehtë duke kaluar te PSG më parë se nga Barça në Madrid direkt”.

Perez ka kërkuar shumë kohë që Neymarin ta sjellë te Mbretërit pasi nuk ka nënshkruar me atë si një lojtar i ri në vitin 2006 pavarësisht nga braziliani që vizitoi klubin për prova. /Telegrafi/

Exit mobile version