Site icon Telegrafi

Marcelo i jep fund karrierës në futboll – fitoi shumë trofe dhe nga shumë konsiderohet si prej më të mirëve në histori

Mbrojtësi legjendar brazilian dhe një nga lojtarët më të titulluar të Real Madridit, Marcelo (36), ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli.

Ai e mbylli karrierën e tij pas 721 ndeshjeve, 58 golave, 117 asistimeve dhe me statusin e një prej futbollistëve më të mirë që ka luajtur ndonjëherë si mbrojtës i majtë.

Klubi brazilian Fluminense e ndërpreu kontratën e tij në fillim të nëntorit të vitit të kaluar pas një incidenti të ndodhur me trajnerin Mano Menezes.

Doli se ajo ishte ndeshja e fundit më 26 nëntor të vitit të kaluar. Ai luajti 16 minuta në miqësoren e Fluminense kundër Vitorias.

Marcelo u bashkua me Real Madridin në moshën 18-vjeçare dhe u bë një legjendë.

Pasi bëri debutimin e tij për Fluminense në 2005 dhe shënoi një gol në atë ndeshje, ku shpejt nënshkroi një kontratë me Real Madridin si 18-vjeçar.

Ai qëndroi me klubin mbretëror deri në vitin 2022, duke fituar La Ligën gjashtë herë dhe Ligën e Kampionëve pesë herë, dhe duke fituar gjithsej 25 tituj me klubin. Ai luajti 546 ndeshje për Realin. Nga shumë konsiderohet si prej mbrojtësve të majtë më të mirëve në histori

Fituesi i Kupës së Konfederatave 2013 me Brazilin luajti edhe për Olympiakos në karrierën e tij, për të cilin u shfaq në 10 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version