Cristiano Ronaldo thuhet se do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, pasi ka pranuar ofertën joshëse nga Al Nassr, ndërsa pas kontratës me klubin, ai do të vazhdoj të jetë ambasador i shtetit për organizimin e Kupës së Botës 2030.
Gazeta Marca fillimisht raportoi ekskluzivisht për ofertën joshëse që kishte ardhur nga Al Nassr. Ishte më 23 nëntor. Një javë më vonë ishte fillimi i marrëveshjes, që më 5 dhjetor të parashikohej se fati i Ronaldos ishte vendosur tashmë dhe ai do të luante për dy vjet e gjysmë në Arabinë Saudite. Diçka që disa e mohuan.
Sipas gazetës Marca, marrëveshja mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme, pasi CR7 të vendosë të shkojë në Riad për të nënshkruar një kontratë që do të bashkohet me Al Nassr dhe Arabinë Saudite deri në vitin 2030.
Kontrata thuhet se do të jetë e vlefshme për dy vite e gjysmë si lojtar i Al Nassr dhe pjesën tjetër si ambasador i kandidaturës së vendit arab së bashku me Egjiptin dhe Greqinë për organizimin e Botërorit të vitit 2030.
🚨🚨 Cristiano se compromete con el Al Nassr de Arabia Saudí… hasta 2030 https://t.co/QFNK1jyq6Z Informa @jfelixdiaz
— MARCA (@marca) December 22, 2022
Gjatë dy javëve të fundit, sulmuesi ka menduar dhe megjithëse ishte në dijeni të marrëveshjes, ai kërkoi pak kohë para se të firmoste dhe tashmë ardhja e sulmuesit në Riad pritet në çdo moment.
Takimet janë zhvilluar javët e fundit, por ishte në fillim të kësaj jave kur Al Nassr gjeti një mënyrë ligjore për të formuar ardhjen e një lojtari që do të shënojë një epokë para dhe pas në Arabinë Saudite dhe në të gjithë zonën.
Al Nassr thuhet se do të largojë deri në tre lojtarë të cilët do të ndihmojnë për të siguruar që prania e CR7 nuk do të thotë shkelje e kontrollit financiar. Masharipov dhe Pitty Martinez janë dy kandidatët për t’u larguar.
Që në fillim është folur për 200 milionë euro për secilin prej sezoneve. Por, sipas gazetës Marca, kjo shumë i referohet dy viteve e gjysmë të tij si futbollist, shumë që do të rritet kur ai të bëhet ambasador i kandidaturës për organizimin e Botërorit.
Nënshkrimi me Al Nassr do të nënkuptojë lamtumirën e Ronaldos me futbollin elitar, të paktën në garat e klubeve. Ai nuk ka gjetur vend në Evropë dhe me marrëveshjen e tij do të ndihet edhe një herë lider dhe referencë për të gjithë sportistët.
Klubi arab tashmë e njeh marrëveshjen, diçka që ata e mohojnë në mënyrë aktive dhe pasive ditët e fundit. /Telegrafi/