Telegrafi

Marca kryqëzon Barçën në faqen e parë të gazetës, njëkohësisht zbulon sekretin e suksesit të CR7 (Foto)

Barcelona barazoi ndaj Juventusit 0-0 në ndeshjen e dytë të çerekfinales dhe kështu u eliminua me rezultat të përgjithshëm nga ndeshja e parë 0-3.

Gazeta më e madhe sportive spanjolle ‘MARCA’, tashmë ka publikuar se si do të duket faqja e parë dhe normalisht nuk mungon thumbimi për Barcelonën.

4 gogla dhe një funeral”, duke aluduar për katër klubet që kanë vazhduar në gjysmëfinale (Reali, Monaco, Atletico Madridi dhe Juve) dhe eliminimin e Barçës, e cila për ta tashmë është e vdekur.

Në fotografinë kryesore është Lionel Messi, i cili nuk tregoi shumë ndaj Zonjë së Vjetër.

Në faqen e parë bie në sy edhe pjesa ku gazeta i kushton rëndësi suksesi të Cristiano Ronaldos këtë sezon me Realin dhe me këtë rast zbulon sekretin e suksesit të portugezit.

CR7 – Sekreti i suksesit. Gjatë verës kishte vendosur të humbas tre kilogram (mas muskulore), tani peshon 79 kg”, shkruan Marca. /Telegrafi/

Faqja e parë e MARCAs më 20.04.2017