Sipas medieve spanjolle, portieri i Manchester Unitedit, David De Gea ka “marrëveshje të plotë” për një transferim në Real Madrid këtë verë.
E ardhmja e De Geas është në një udhëkryq sa i përket fanellës që do të bart për sezonin e ri.
Gazeta e njohur spanjolle “Marca” në një raport të premten thekson se spanjolli ka kërkuar nga klubi i tij i tanishëm që të lejojë atë të shkojë në Bernabeu në fund të sezonit, përcjell Telegrafi.
Kjo kërkesë e tij vjen pasi propozimi i tij i vitit 2015 u rrëzua në orën e fundit të afatit kalimtar për shkak të një dështimi të faksit.
Raporti gjithashtu thekson se “interesi i vazhdueshëm” i Jose Mourinhos në dyshen sulmuese të Madridit, Alvaro Morata dhe James Rodriguez është kyç në bisedimet që momentalisht janë të qeta.
Këto zëra të transferimeve kanë bërë që të ketë optimizëm në të dyja anët që marrëveshjet mund të bëhen me marrëdhënie të mira mes klubeve.
Marca vazhdon të thotë se tarifa e transferimit për 26-vjeçarin mund të kapërcejë shifrën e 75 milionë eurove dhe se United e ka identifikuar Joe Hartin – aktualisht në huazim në Torino nga Manchester City – si zëvendësim të tij. /Telegrafi/