Telegrafi

Marca: Aguero do të dalë me njoftim për pensionim të detyrueshëm nga futbolli

Sergio Aguero pritet të dalë së shpejti me njoftim për pensionim nga futbolli, raporton MARCA.

Gjiganti mediatik spanjoll bën të ditur se sulmuesi argjentinas është duke u rikuperuar nga problemet me zemër që kishte javë më parë.

Lojtari 33-vjeçar mendon se nuk mund të vazhdojë më të luajë futboll në nivele të larta, shkaku i të rrahurave të çrregulluara të zemrës.

Lexo po ashtu Kaq sa për aventurën e Agueros te Barcelona? Diagnostikohet me një problem serioz në zemër

Në ekzaminimet e kryera, u bë e ditur se Aguero ka probleme me zemër dhe nëse vazhdon të luajë futboll, mund edhe t’i kushtojë me jetë.

Sulmuesi argjentinas bëri startin e tij të parë në Camp Nou për Barcelonën kundër Alaves, por u detyrua të largohej pas 40 minutash dhe u zëvendësua nga Philippe Coutinho.

Në ditët në vazhdim, sipas asaj që raporton Marca, Aguero do të njoftoj për pensionimin e detyrueshëm nga futbolli. /Telegrafi/