Disa qytetarë dolën sot për të protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” e të cilët marshuan deri te sheshi “Skenderbeu”, për të kërkuar liberalizimin e vizave me moton “Free Visa for Kosovo”, drejtuar Bashkimit Evropian (BE).
Ata dolën për të protestuar me biçikleta, duke mbajtur në duar flamurin e Kosovës, i rrethuar me tela gjemborë, për të treguar “Kosovën e izoluar”.
Anëtari i grupi “Marakli T’biciklave”, Gazmir Raci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar disa nga fotografitë e protestës.
Ndryshe, të enjten qytetarët e Kosovës shpresuan se në Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor do të futej në diskutim edhe tema për liberalizim vizash për Kosovën, e cila nuk ndodhi. /Telegrafi/