Telegrafi

Maradona për Ronaldon: Po të mos i kishte lëndimet, do të ishte më i miri i të gjitha kohërave

Diego Maradona është ndalur të flasë për karrierën e Ronaldo Nazarios.

Legjenda argjentinas e ka vlerësuar atë braziliane si njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ish-anëtari i Barcelonës dhe Napolit ka deklaruar se Ronaldo do të ishte më i miri në histori të futbollit, pos mos të vuante nga lëndimet.

Lexo po ashtu Një studim që bën krahasimet me shumën aktuale të tregut të transferimeve, tregon se braziliani Ronaldo do të ishte lojtari më i shtrenjtë në histori

“Ronaldo është sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Atë nuk mund ta vë askush në dyshime”, ka thënë Maradona.

“Pa lëndimet që kishte pësuar gjatë karrierës, ai do të ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, nuk e vë në dyshime këtë”.

Lexo po ashtu Diego Maradona pretendon se ishte rrëmbyer nga UFO-t dhe se humbi virgjërinë në moshën 13 vjeç

“Ai do të bënte që bota të harronte se kush ishte Pele, pasi kishte të gjitha, shpejtësinë, driblimet dhe kontrollin e jashtëzakonshëm të topit”, ka shtuar më tej ai.

Fenomeni ende vazhdon të jetë në mesin e më të mirëve në histori të futbollit, por veçohet koha e tij e artë te Interi, aty ku më vonë edhe pësoi lëndimin e tmerrshëm. /Telegrafi/