Diego Maradona është ndalur të flasë për karrierën e Ronaldo Nazarios.
Legjenda argjentinas e ka vlerësuar atë braziliane si njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Ish-anëtari i Barcelonës dhe Napolit ka deklaruar se Ronaldo do të ishte më i miri në histori të futbollit, pos mos të vuante nga lëndimet.
“Ronaldo është sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Atë nuk mund ta vë askush në dyshime”, ka thënë Maradona.
“Pa lëndimet që kishte pësuar gjatë karrierës, ai do të ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, nuk e vë në dyshime këtë”.
“Ai do të bënte që bota të harronte se kush ishte Pele, pasi kishte të gjitha, shpejtësinë, driblimet dhe kontrollin e jashtëzakonshëm të topit”, ka shtuar më tej ai.
Fenomeni ende vazhdon të jetë në mesin e më të mirëve në histori të futbollit, por veçohet koha e tij e artë te Interi, aty ku më vonë edhe pësoi lëndimin e tmerrshëm. /Telegrafi/