Maradona ka planifikuar të martohet me të dashurën aktuale, Rocio Oliva.
Ceremonia do të bëhet në Romë më 13 dhjetor 2015. Lajmin e ka thënë vetë ‘Pibe de Oro’ gjatë një interviste në programin e radios argjentinase, ’Intrusos’, transmeton Telegrafi.
Sipas gazetës ‘Muy’ Maradona ka marrë edhe bekimin e Papa Francceskut.
Ëndrra e Diegos është ajo që të shohë bashkatdhetarin e tij të famshëm të celebrojë martesën e tij, për të cilën i ka marrë që në pranverë një gjysmë premtimi. /Telegrafi/