Site icon Telegrafi

Maradona ‘godet’ Icardin, mbron Higuainin

Diego Maradona refuzon të diskutojë Mauro Icardi, pasi e ka quajtur tradhtarë, teksa ka treguar që nuk është i zemëruar me Gonzalo Higuainin.

Legjenda e Napolit është në Itali për ‘Ndeshjen për Paqe’ të organizuar nga Vatikani, ku dha një konferencë për shtyp këtë pasdite, duke shfajësuar kështu pjesërisht Higuainin për lëvizje të tij nga Napolit te Juventus, teksa u treguar më pak bamirës për Mauro Icardi pas aferës me Maxi Lopez.

“Nuk e di nëse Icardi do të duhet të thirret për ekipin kombëtar. Unë nuk flas për tradhtarë. Jam këtu për ‘Ndeshjen për Paqe’ dhe Icardi nuk ka të bëjë me të”, ka deklaruar fillimisht Maradona.

Lexo po ashtu Hamsik hyn në histori të Napolit, afër të barazoj rekordin e Maradonës

“Sa për Higuain, unë nuk jam i zemëruar me të, siç kanë thënë disa. Çdo njeri mund të bëjë atë që ai dëshiron. Unë kam qenë i befasuar pse ai nuk ka vepruar në mënyrë të drejtë duke kryer testet mjekësore në Spanjë, diçka e cila ishte plotësisht e pakuptimtë”.

“Më dhemb mua, sepse kam luajtur me babanë e tij [Jorge] dhe ai e di se ju nuk mund të veproni kështu. Unë nuk kam asgjë kundër ‘El Pipita’, ai do të vazhdojë të shënojë gola për Juventusin”, përfundoi legjenda argjentinase. /Telegrafi/

Exit mobile version