Site icon Telegrafi

Maqedonisë i duhet vullnet politik në luftën kundër ajrit të ndotur

Negociatat e anëtarësimit në BE në Maqedoni do të hapin një sërë problemesh që janë vënë nën qilim për shumë vite dhe shembulli më i mirë i kësaj është ndotja ajrit, tha për televizionin “Nova” Stefan Buzharovski nga Universiteti i Mançesterit dhe kryetari i bordit të Qendrës për Hulumtim dhe Informim Eko-Svest.

Tema e ajrit të ndotur në Maqedoni është parashikuar si pika kryesore në bisedimet për anëtarësim. Sipas Buzharovskit “problemi më i madh ke ne është niveli i ulët i efikasitetit të energjisë”.

“Zgjidhja e këtij problemi kërkon zgjidhje sistematike, përpjekje të organizuara të shtetit dhe investime dhe mbështetje të banorëve për të investuar në të. Problemi i Maqedonisë nuk janë parat, por mungesa e kapacitetit organizative dhe vullnetit politik”, tha Buzharovski.

Ai gjithashtu tha se nocioni efikasitetit energjetik në Maqedoni shpesh përmendet në fjalimet politike, por në praktikë, pak njerëz e dinë saktësisht se çfarë është./Telegrafi/

Exit mobile version