Site icon Telegrafi

Maqedonia shkon drejt zgjedhjeve, Veljanoski e nënshkruan vendimin

Siç informoi më herët Telegrafi Maqedoni se në këto momente kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, do të nënshkruaj vendimin që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshe, ashtu edhe ndodhi, zgjedhjet u nënshkruan dhe të njejtat do të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndërkohë, Republika e Maqedonisë do të hyjë në një periudhë të ndërlikuar të aktiviteteve të shpeshtuara të partive politike, periudhë kjo e cila sinqerisht besoj se do të kalojë në një atmosferë të dinjitetshme, kulminacion i se cilës do të jenë zgjedhjet më 11 dhjetor, kur me një frymë festive do të duhet të zgjidhen përfaqësuesit e popullit, të cilët do ta formojnë përbërjen e re parlamentare , të nëntën me radhë të Kuvendit të Maqedonisë”, tha Trajko Veljanoski.

Exit mobile version