Site icon Telegrafi

Maqedonia ngec në sistemin energjetik elektrik

Sipas raportit më të ri të Sekretariatit të Energjetikës që merret me vlerësimin e obligimeve të palëve për zhvendosjen e Paketit të tretë energjetik për energji elektrike dhe gaz, Maqedonia ngec mbrapa vendeve të rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Autorët e raportit nuk e kanë kursyer aspak Maqedoninë, duke përshkruar gjendjen në përparimin e sferës energjetike të Maqedonisë, duke theksuar se vendi është në një rrugë qore.

Raporti kritikon pozitën monopoliste të EVN-së, e cila, tani për tani, është e vetmja kompani që mund t’u shesë energji elektrike amvisërive.

Në janar të vitit 2015 është dashur të hapet tregu për rrymë të amvisërive, por pushteti në atë kohë vendosi që t’ia lejojë monopolin EVN-së. Kjo ka shkaktuar edhe indinjatë në Bashkësinë energjetike evropiane, ndërkaq përgatitjet e kompanive për liberalizim të këtij tregu, punësimet e tyre, përgatitja e ofertave, të gjitha këto ranë në ujë. Raporti e prek edhe këtë çështje, përfshirë edhe pavarësinë politike të Komisionit Rregullator Energjetik (KRRE). Raportin e gjeni këtu./Telegrafi/

Exit mobile version