Sot dhe nesër në Stamboll do të mbahet samit global për arsimin, që do të hapet nga kryetari turk, Recep Tayyip Erdoğan, ndërkaq fjalim do të mbajë edhe ministri i arsimit dhe shkencës të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ademi do të prezantojë temën ”Trendet e reja të arsimimit në shekullin 21” dhe ”Migrimi dhe politikat arsimore”.
Në këto tema, ministri Ademi do të fokusohet në reformat në arsim në vend, por edhe për problemin e tanishëm të krizës së refugjatëve, pra për refugjatët që kalojnë nëpër Maqedoni dhe kushtet që janë krijuar për ta në qendrat e pranimit, ku ofrohet edhe arsimim./Telegrafi/