Site icon Telegrafi

Maqedonia ka shpenzuar më tepër në tetor

Të ardhurat e përgjithshme të muajit tetor, krahasuar me shtatorin, janë ulur, ndërkaq shpenzimet kanë shënuar rritje, për mallra dhe shërbime, rroga, transfere sociale, pagesa kamatore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë muaj, deficiti buxhetor është 30 milionë euro. Këto të dhëna i jep Raporti për shepnzimet buxhetore për muajin tetor.

Gjithsej 233.7 milionë euro të ardhura janë realizuar në këtë muaj, pra ka një ulje prej 13.4 milionë, krahasuar me muajin shtator. Raporti tregon se ulje ka në të ardhurat tatimore dhe kontributet, te të ardhurat e pa tatueshme dhe te të ardhurat kapitale.

Rritje të të ardhurave ka në TVSH dhe në pagesat e importit, por ulje ka te të ardhurat e tatimit personal në fitim, pastaj edhe te kontributet dhe në akciza.

Raporti tregon se shpenzimet në tetorë, krahasuar me shtatorin, janë rritur për 28 milionë euro, pra gjithsej ka 263.4 milionë euro shpenzime.

Më tepër para janë shpenzuar për rroga dhe kompenzime, mallra, shërbime, transfere sociale, Fondin për sigurim shëndetësor dhe pensional, ndihmë sociale dhe mbrojtje shëndetësore, kamata./Telegrafi/

Exit mobile version