Telegrafi

Maqedonia fillon të furnizohet me gaz nga gazsjellësi i ri “Rrjedha turke”

Rusia ka filluar lëshimin e gazit në Bullgari, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut nëpërmjet gazsjellësit të ri “Rrjedha turke”, publikoi Bulgartransgaz – kompania menaxhuese e gazsjellësit në Bullgari, si pjesë e planit rus për uljen e furnizimit me gaz nëpërmjet Ukrainës, përcjell Telegrafi.

“Gazi rus lëshohet jo vetëm për ne, por edhe për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut nga pikëhyrja e re në kufirin e Turqisë”, deklaroi kreu i Bulgartransgaz, Vladimir Malinov për radion kombëtare të Bullgarisë, BNR.

Gazprom-i rus ka lëshuar rreth 3 miliardë metrakub gaznë Greqi dhe rreth 500.000 metrakub gaz për në Maqedoninë e Veriut.
Rusia është duke ndërtuar “Rrjedhën turke” me dy tubacione, secili me kapacitet prej 15.75 miliardë metrakub në vit, ku i pari është i dedikuar për Turqinë, ndërsa i dyti vazhdon nga Bullgaria deri në Serbi dhe Hungari./Telegrafi/