Sot, për të dytën herë këtë vit do të fillojë diskutimi për ribalancin e buxhetit të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky ribalans ndodh për shkak të vërshimeve dhe për rishpërndarje të re të mjeteve buxhetore për ndihma për zonat e përmbytura.
Me shpërndarjen e re do të duhet të gjenden 36,4 milion euro për të dëmshpërblyer qytetarët e prekur nga vërshimet.
Të hyrat në buxhet mbeten të njejta por të dalurat nga buxheti rriten dhe do të jenë 1947.410 denarë.
Shpërndarja e re e mjeteve u bë në muajin qershor./Telegrafi/